Politike

Gjekmarkaj e Bardhi ‘fushatë’ për Berishën në Bundestag: Procesi i tij të monitorohet ndërkombëtarisht

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zhvilluan një takim në Bundestag me Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar.

“I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës. Kërkova që ky proces të monitorohet ndërkombëtarisht.

Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë”, shkruan Gjekmarkaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë