Nga Gazeta Si- Izolimi për shkak të Covid-19 vijon të ndikojë në jetën e fëmijëve, të cilët e gjejnë të vështirë të ndryshojnë zakone që i morën gjatë pandemisë.
Në një studim të fundit, OBSH shkruan se fëmijët filluan të flinin më shuëm gjumë gjatë pandemisë, duke u bërë më pasiv pasi nuk kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpisë për të kaluar kohën.
Të dhënat e mbledhura nga ekspertët e Institutit Publik tregojnë se 10,1% e fëmijëve në Shqipëri kanë shtuar orët e gjumit gjatë ditëve të javës, në mungesë të aktivitetit fizik, ndërsa në fundjavë kjo shifër rritet, duke bërë që 14,5% e fëmijëve të shtonin orët që i kalonin duke fjetur.
Mesatarisht, 15% dhe 17% e fëmijëve shtuan kohën e gjumit gjatë pandemisë në ditët e javës dhe fundjavave.
Ndërkohë, mesatarisht, 36% e fëmijëve shtuan kohën e kaluar duke parë TV, duke luajtur video/lojëra kompjuterike ose duke përdorur mediat sociale për qëllime jo edukative gjatë ditëve të javës dhe 34% në fundjavë.
Në krahasim, shkruan OBSH, përqindja e fëmijëve të cilët kanë ulur kohën e tyre rekreative para ekranit ishte shumë më e vogël, nën 10%. Kjo pamje është vërejtur në të gjitha shtetet anëtare me përjashtim të Shqipërisë për ditët e javës dhe fundjavës (dhe Uzbekistanit), me një rritje prej 22.2 për qind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.