Meryl Streep, tri herë fituese e “Oscar”, u nderua me çmimin “Palma e Artë” në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë 2024.
Aktorja Juliette Binoche i dorëzoi Streep çmimin, i cili vjen 35 vjet pasi aktorja hollivudiane bëri debutimin e saj në Kanë në “Evil Angels” në 1988, për të cilin fitoi çmimin për aktoren më të mirë të festivalit.
Binoche, 60 vjeç, qau ndërsa fliste për ndikimin e Streep, duke iu referuar disa prej roleve të saj klasike, duke përfshirë mini-serialin e vitit 1978 “Holocaust”, “Kramer vs Kramer” në 1979 dhe “Sophie’s Choice” në 1982, ndër të tjera.
“Ju keni krijuar një vend të pashlyeshëm për veten tuaj në historinë e kinemasë”, tha Binoche. “Ju jeni një thesar ndërkombëtar”, shtoi ajo.
“Ajo që mund të ndjeja ndërsa shikoja filmat tuaj është se ju duhet të përmbushni ëndrrat tuaja, ëndrrat tona dhe më gjerë. Ju ndryshoni mënyrën se si ne i shikojmë gratë. Ju ndryshuat mënyrën se si ne i shikojmë gratë në botën e kinemasë dhe gjithashtu na ndihmove të shikojmë veten ndryshe”, tha ajo.
“Tridhjetë e pesë vjet më parë kur isha këtu për herë të parë, isha nënë e tre fëmijëve. Isha gati 40 vjeç dhe mendova se karriera ime kishte mbaruar. Dhe kjo nuk ishte një pritje joreale për aktoret në atë kohë… Por nëna ime, e cila zakonisht kishte të drejtë për gjithçka, më tha: “Meryl, e dashur, do ta shohësh që gjithçka kalon shumë shpejt”, tha Streep.
Festivali i Filmit në Kanë do të zgjasë deri më 25 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.