Nga Gazeta ‘Si’-Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në skajin verior-verilindor duke rrezikuar momente me pika shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të përkohshëm. Zonat lindore do të mbeten të rrezikuara nga rrebeshe shiu si edhe breshër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




