Ka ndodhur

E rëndë në Lezhë / Djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë

Gazeta Si – Një 62-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me thikë nënën e tij 88-vjeçare në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Autori është Arsen Dani, i cili ka goditur me thikë nënën e tij 88 vjeçare Gjylije Dani.

Dyshohet se autori i cili është arrestuar, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë