Politike

Meta komenton takimin e Ramës: Një tallava që kushtoi miliona euro

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë të dielën. “Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë… Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.

PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë