Politike

U thirr nga SPAK, Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër (nga datat 14-23 maj ndodhet në Berlin dhe Londër)

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij për çështjen “Xibraka” të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10 atëherë kur është caktuar po në një ditë tjetër.

Kjo për shkak të një angazhimi politik që Gazmend Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri me 23 Maj.

Në të tilla kushte Bardhi kërkon që deklarimet e tij të bëhen këtë të hënë ose të martën.

Nëse nuk është e realizueshme, të paraqitet në SPAK pas përfundimit të angazhimeve politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë