Politike

Idrizi komenton Ramën në Athinë: Nëse do të bënim për çamët atë që bëri Greqia për një copë Beleri…

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, komentoi takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama në Athinë me bashkatdhetarë.

Sa i përket çështjes çame dhe ligjit të luftës, Idrizi tha se Shqipëria ka qenë e tërhequr dhe e intimiduar.

“Sikur opinioni publik apo media, të kishin bërë për Çamërinë aq sa ka bërë Greqia për një copë Beleri, do të ishte bërë nami. Beleri është i dënuar për poshtërim të Republikës së Shqipërisë. Dëgjova, për shqiptarët e Çamërisë, të përmendur në Athinë, apo ligji i luftës. Edi Rama nuk tha ndonjë gjë të re, pasi janë fakte. Greqia mban një ligj lufte që nuk rri kot. Nëse do të shihnit artikulimin e Ramës dje, ai tha për herë të parë që nuk është e vërtetë ajo që kam thënë se është hequr gjendja e luftës. Për herë të parë dje, kemi një element tjetër të ri që pranohet se ligji i luftës nuk është hequr. Investimi nga qeveria shqiptare për heqjen e ligjit të luftës që ka 84 vite, nuk mund të jetë një gjë që e them sot dhe e lë nesër, apo dhe çështja e Çamërisë. Dua t’u kujtoj kujtdo se ka një ligj të Parlamentit të Shqipërisë që në 94, që njihet gjenocidi çam. Ne nuk mund të relativizojmë këtë çështje”, tha Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë