Gazeta Si- Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo-s.
Sipas ANSA-s, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.
Dy shqiptarët udhëtonin me një motor tip “Scooter”, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.
Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




