Gazeta Si – Një trup i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur anës lumit të Vjosës mbrëmjen e të dielës në fshatin Fitore në Novoselë të Vlorës.
Policia tha se i moshuari R.T., u gjet pa shenja jete në një kasolle në afërsi të “Urës së Mifolit” dhe dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




