Politike

PL, Blushi: Rama u tall, diasporës nuk i ka garatuar as votën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

“…Edi Rama sot duhet t’u kërkonte ndjesë miliona shqiptarëve që i dëboi nga vatrat e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga qytetet e tyre dhe nga Shqipëria.

Edi Rama sot duhet të kërkonte ndjesë për krimet dhe vjedhjet monstruoze të “Rilindjes”, për vrasjen e shpresës së të rinjve dhe për gjendjen e mjeruar ku ka zhytyr mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë.

Edi Rama sot u tall me shqiptarët në Athinë, duke mbushur stadiumin me patronazhistë të paguar, me administratë të detyruar dhe me qindra policë e gardistë civilë të marrë me vete nga Tirana.

Mediat raportojnë se rreth 3000 patronazhistë janë nisur sot drejt Greqisë për eskursion me taksat tona, por edhe të paguar me paratë e korrupsionit të “Rilindjes” për t’u maskuar gjoja si emigrantë në mitingun e sajuar të Edi Ramës në Athinë.

I vetmi shërbim që Edi Rama, ky Esad Pashë i ri dhe tradhëtar i kombit, mund t’u bëjë sot shqiptarëve është largimi një orë e më parë nga qeverisja e vendit dhe ndëshkimi i merituar për të gjitha krimet që i ka bërë popullit të vet në 11 vite qeverisje”, tha ndër të tjera Blushi.

Më tej, ai nënvizoi: “Partia e Lirisë prej kohësh ka kërkuar që Diasporës t’i garantohet e drejta e votës, por është Edi Rama që e pengon atë qëllimisht sepse është ai dhe “Rilindja” që me politikat e dështuara shtetërore kanë nxitur shpopullimin”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë