Ka ndodhur

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore, humb jetën 20 vjeçari në Tropojë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Tropojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë