Kreu i Shoqatës së Emigrantëve, Arben Cani, në një intervistë për A2 Cnn tha se takimi me kryeministrin Edi Rama në Greqi ishte patriotik dhe jo politik.
“Ne si shqiptarë në Greqi nuk takojmë kreun e Partisë Socialiste, por kryeministrin e Shqipërisë. Është krenari për ne si emigrantë që të takojmë për herë të parë një kryeministër të vendit tonë në shtetin që jetojmë prej vitesh”, tha Cani.
Sipas tij, votën e diasporës të gjithë emigrantët e kanë kërkuar prej vitesh dhe këtë gjë do ta bëjnë edhe në takimin me Ramën të dielën.
“Vota e emigrantëve nuk blihet apo shitet, nuk korruptohet, është një votë demokratike dhe çdo parti, qoftë majtas apo djathtas, e ka frikë këtë votë”, theksoi Cani.
Në lidhje me kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet, kreu i Shoqatës së Emigrantëve theksoi: “Nuk i intereson komunitetit shqiptar fare politika e dy shteteve. Drejtësia të bëjë punën e saj e pastaj të vendoset”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



