Ka ndodhur

Shkodër, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar gjatë një konflikti të çastit

Gazeta Si – Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e së shtunës në Shkodër në lagjen “Salo Halili” të këtij qyteti.

Policia thotë se i plagosuri është identifikuar si Jaser Osmani, i cili është qëlluar pranë banesës së tij rreth orës 16:00 gjatë një konflikti të çastit.

Ndërkohë, bëhet më dije se autori i dyshuar është një 46-vjeçar, me iniciale G.M., banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim.

I riu dyshohet se është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë