Ka ndodhur

Lezhë, xhaxhai kërcënon nipin me armë zjarri për pronën

Gazeta Si – Një 67-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi kërcënoi nipin e tij me iniciale F.N., me armë zjarri për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi, ku në pranga u vu Pjetër Nika. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja”.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

“Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, – njofton policia e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë