Treg

Makinat elektrike s’po shiten më, prodhuesit e automjeteve ‘ngecin’ tek hibridet

Prodhuesit e makinave në botë po rrisin investimet e tyre tek teknologjitë hibride.

Kombinimi i normave të larta të interesit dhe shqetësimit se tregu nuk është më aq i interesuar për makinat elektrike, lë hapësirë për mjetet hibride si diçka e mesme për kostot dhe tranzicionin energjetik.

Përmirësimi i kërkesës së ringjallur për hibride ishte një prioritet, thanë drejtuesit e General Motors, Nissan, Hyundai, Volksëagen dhe Ford në Samitin e së ardhmes së makinave të Financial Times këtë javë.

“Ne duhet të investojmë shumë në të ardhmen e hibridëve ”, tha Mark Reuss, presidenti i General Motors. “Duhet të jemi të shkathët. Ne kemi një grup mjetesh globale të gjërave teknike që mund t’i vendosim mjaft shpejt.”

Me këtë deklaratë ra dakord edhe Jose Munoz, presidenti i Hyundai, që po konsideron të shtojë sasinë e makinave hibride.

“Nëse do më pyesje para 6 muajve apo një viti, unë do të të thoja ‘vetëm elektrike’. Shumë gjëra kanë ndodhur nga atëherë. Elektriket janë e ardhmja, por tranzicioni po vonon”, tha ai.  

Shitjet e makinave elektrike janë reduktuar në SHBA dhe në Europë, duke i detyruar prodhuesit e makinave të bëjnë ulje. Drejtuesit e këtyre industrive e kanë kuptuar se ky biznes e ka humbur euforinë dhe ata po mbështeten më shumë tek blerësit komercialë tani dhe jo tek ata që “përshtaten me tranzicionin”.

Në të njëjtën kohë, ka shqetësime nëse qeveritë mund të tërhiqen nga planet e mëparshme për të imponuar një tranzicion të shpejtë larg makinave me lëndë djegëse.

Shefi europian i Ford-it, Martin Sander, tha se ritmi i tranzicionit në Europë ishte “në varësi të konsumatorit” dhe se grupi amerikan ishte i përgatitur të vazhdonte shitjen e modeleve hibride në dekadën e ardhshme.

“Ne duam të sigurohemi që po krijojmë modelin tonë të biznesit në mënyrë që të jemi mjaft fleksibël” për të adresuar ndryshimet në kërkesë, tha Sander në samit. “I gjithë planifikimi ynë i biznesit dhe i ciklit jetësor është shumë më dinamik tani.”

Rivali amerikan General Motors, i cili kishte eliminuar kryesisht hibridet nga gama e tij, tha në janar se do të rifuste teknologjinë.

Hezitimi në rritje i konsumatorëve vjen pikërisht kur prodhuesit e makinave përballen me një kërcënim në rritje nga prodhuesit kinezë që nxjerrin automjete elektrike më të lira si në tregun e tyre vendas ashtu edhe në Europë.

Për të mbetur konkurrues në Kinë, Peugeot duhet të qëndrojë “i shkathët” për të shmangur zhytjen në luftën e çmimeve të vendit, tha shefja ekzekutive e saj Linda Jackson. “Ne po mbijetojmë, por tregu kinez është tregu më i madh i automjeteve në botë,” tha Jackson.

Sipas Schmidt Automotive Research, markat kineze si BYD si dhe markat si Polestar që prodhojnë në Kinë përbënin pothuajse 10% të makinave plotësisht elektrike të regjistruara në Europën Perëndimore në mars. Kjo është nga 4% dy vjet më parë.

“Ne shohim një rritje të konkurrencës që vjen nga markat kineze dhe vendet e tjera të teknologjisë,” tha shefi ekzekutiv i Nissan Makoto Uchida në samit.

Kërcënimi nga kompanitë kineze vetëm sa ka rritur fokusin e prodhuesve të makinave te hibridet, të cilat zakonisht kanë marzhe dyshifrore krahasuar me automjetet plotësisht elektrike që janë shpesh me humbje.

Për shumë prodhues të makinave, ngrirja e tranzicionit po i lejon atyre të nxjerrin ende fitime nga motorët me naftë. Shumica e industrisë ende beson se zhvillimi i makinave fitimprurëse plotësisht elektrike është qëllimi më i rëndësishëm afatgjatë.

Në fillim të kësaj jave, Toyota, kampioni më i madh i hibrideve në vitet e fundit, tha se planifikonte të rriste shpenzimet për teknologjitë e reja me më shumë se 40 për qind pasi shitjet hibride çuan fitimet e grupit në një rekord vitin e kaluar./FinancialTIMES


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë