Gazeta Si – Ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e pajetë ku dyshohet se janë vetëmbytur Alma Arrazi me fëmijët e saj, detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër.
Sipas burimeve, dyshohet që 39-vjeçarja është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e Lumit Buna, pasi përveç dhunës në familje, ka mësuar për një tradhti të mundshme bashkëshortore. Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Mësohet se 39-vjeçarja, bashkë 3 fëmijët kanë dalë me nusen e vëllait të Ergysit dhe më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa ngritur dyshime për aktin që do të ndërmerrte.
Ajo dhe fëmijët e saj dyshohet se janë hedhur nga Ura e Bunës. Përveç dhunës që 31-vjeçari ushtronte mbi të dhe fëmijët, mësohet se Alma Arrazi kishte mësuar se fundmi dhe tradhti bashkëshortore nga i shoqi.
Ndërkohë, babai i fëmijëve të mbytur dhe bashkëshorti i gruas, tashmë i arrestuar nga policia e Shkodrës, ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij të shkaktimit të vetëvrasjes së gruas dhe 3 fëmijëve.
Gjithnjë sipas burimeve, ai është treguar i ftohtë dhe fjalëpak gjatë marrjes në pyetje, ku ka mohuar akuzat për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.
Ai nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin për dyshimet që ekzistojnë për vdekjen e fëmijëve dhe të gruas. Sipas policisë, ai ushtronte më shumë dhunë psikologjike sesa fizike.
Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Alma Ajazit, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve.
Kjo ka shërbyer si Indicie për të kryer hetime. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Më herët, policia doli me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku thuhet se një nga fëmijët, 9-vjeçe, është gjetur e pajetë e vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Por më pas policia, përmes një njoftimi të dytë zyrtar, deklaroi se në trupin e pajetë të vajzës, i cili nu gjet nga një peshkatar, nuk janë verifikuar shenja dhune, sipas ekspertizës mjeko-ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.