Ka ndodhur

Tentoi të vidhte një argjendari në Shkodër, kapet pas 12 vitesh në Spanjë 35-vjeçari

Gazeta Si – Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet për tentativë vjedhje nën kërcënimin e armës në vitin 2012 në Shkodër.

Sipas policisë, i riu me iniciale  E.H., akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri.

Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë.

Në muajin shkurt 2024, Gjykata e Shkodër ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë