Ka ndodhur

Mjeti lundrues pëson defekt në mes të detit, shpëtohen 11 turistë të huaj në Vlorë. Gjobitet pronari

Gazeta Si – Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare kanë shpëtuar 12 persona, mes të cilëve 11 turistë, të cilëve iu rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Policia tha se ka qenë vetë drejtuesi i mjetit lundrues 30-vjeçari E.L., banues në Vlorë, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë pasi përballë portit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motor.

Policia, pasi ka marrë njoftimin ka bërë të mundur shpëtimin e tyre, ku 11 turistët ishin nga vende të ndryshme si Polonia, Franca, Izraeli e Belgjika.

Sipas asaj që njofton policia pronari i mjetit lundrues është ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Ndërkohë turistët të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe të Rojës Bregdetare për ndihmën dhe reagimin e shpejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë