Politike

Gazetari italian e konsideroi telefonatën e Ramës si ‘ndërhyrje e Kremlinit’, Rama: Hap fals, keni njollosur Shqipërinë

Përmes një deklarate në median sociale X (më parë Twitter), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me disa qëndrime të përcjella nga gazetari italian Sigfrido Ranucci – autori i emisionit Report, i cili e krahasoi revoltën e Ramës ndaj dokumentarit, si veprim i njëjtë me atë që bënte Kremlini.

“Është për të ardhur keq që në vend që të dëgjojë gjyshen time që tha të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh është djallëzore, ju bëtë një hap tjetër fals. Është gjithashtu për të ardhur keq që ju e krahasoni telefonatën time shumë civile si rrjedhojë veprimeve tuaja, me ndërhyrjet e Kremlinit që pretendohet se janë kryer në programin tuaj”.

“Raporti brutal”, siç e quan Kreu i Qeverisë, ka shkelur të vërtetën dhe reagimet vijnë si pasojë e detyrës që ai ka për të mbrojtur "Shqipërinë dhe institucionet e, përfshirë rolin e saj në marrëveshjen dypalëshe me Italinë, që ka çdo të drejtë ta kritikojë në programin e saj duke bombarduar qeverinë e vendit të saj, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë duke njollosur vendin tim dhe fjalën shqipe me shpifje”.

Ky reagim i kryeministrit erdhi pas intervistës së Ranucci-t në televizionin shqiptar Syri, ku u shpreh se arsyeja përse nuk ishin publikuar përgjigjet e Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi është se kanë qenë të nënkuptuara në reportazh.

“Është vërtetuar ajo çfarë kemi pasur për material dhe prandaj nuk ka pasur nevojë për ta përfshirë fjalën e tij në dokumentar”, është shprehur gazetari italian.

Nga ana tjetër e detit, kryeministri ka hedhur poshtë akuzat e gazetarit se ka njoftuar drejtorin e televizionit Rai për një letër proteste dhe ka cilësuar lëvizjet e Ranucci-t si censurë ndaj palës shqiptare.

“Në të vërtetë nuk kam derguar asnjëherë një letër të tillë dhe as nuk mund ta dërgoj. Atë që nuk e kam shpallur kurrë, duke u kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin e tij, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen të censuruarit se nuk janë përgjigjur”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë