Milano po propozon një ligj të ri për të ndaluar akulloren dhe picën pas mesnate në një përpjekje për të mbrojtur “qetësinë” e banorëve.
Për shumë njerëz, një akullore natën vonë është pjesë e kulturës italiane, por kjo është në rrezik sipas një ligji të ri që po futet në qytet.
Një dokument fillestar legjislativ është depozituar nga qeveria lokale e qytetit dhe nëse miratohet, ai mund të ndalojë akulloret e natës vonë që në muajin e ardhshëm.
Duke mbuluar 12 rrethe, propozimi do të ndalonte të gjitha ushqimet e shpejta, duke përfshirë picën dhe pijet pas mesnate në një përpjekje për të ndaluar grupet e zhurmshme që grumbullohen në rrugët e qytetit italian, duke mbajtur të zgjuar banorët vendas.
Marco Granelli, nënkryetar i bashkisë, tha se “qëllimi është të kërkojmë një ekuilibër midis shoqërimit dhe argëtimit, dhe paqes e qetësisë së banorëve”.
Propozimi do të hyjë në fuqi nga “mesi i majit” dhe do të zgjasë deri në nëntor.
Do të fillojë në orën 12:30 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe në orën 1:30 të mëngjesit gjatë fundjavave dhe festave kombëtare.
Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate.
Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të zbatonte masa të ngjashme, por pas një reagimi të ashpër nga qytetarët, ai hoqi dorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.