Nga Gazeta ‘SI’ – Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur sot në Itali pas një aksidenti me kamion.
Sipas mediave italiane, kamioni i shqiptarit po udhëtonte shumë shpejt dhe u përplas me një kamion të ndaluar në autostradë.
I riu me banim në Piza – vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.
Policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.
Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




