Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin e tij pedagogun e gazetarisë Mark Marku. Gjatë një baashkëbisede me të, Rama tha se kërkon një mandat të katërt vitin e ardhshëm kur do të jenë zgjedhjet parlamentare.
Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë s’kemi bërë?
“Kështu jemi e vijojmë kështu, përpiqem të mos e them asnjëherë. Them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem I kënaqur nuk ka më motiv prandaj në këtë aspect besoj e shpresoj nuk jam në rrezik.
Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do ishte e kotë t’i mohonim por ne i kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministra të pushkatuar edhe më përpara por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’I vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm. Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar…”, u përgjigj Rama.
Në këtë aspekt, sipas tij, janë bërë edhe gjëra pozitive.
“Duhet të ngrejmë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente, që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



