Drejtësia

Nuk tregojnë vendndodhjen e nipit, burg për gjyshin e 3-vjeçarit të zhdukur dhe kunatin e tij

Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur prej disa ditësh në Spitallë, Rexhep Gjuni dhe kunatit të tij, Arben Selaj.

Një ditë më parë, policia tha se kishte shpallur në kërkim gjyshen e të miturit nga ana e babait me një nga vëllezërit e saj, pasi që nga e shtuna dyshohet se kanë marrë pa të drejtë nipin e tyre pa e kthyer tek e ëma.

Pas çasteve të para, gjyqtarja e seancës vendosi zhvillimin e saj me dyer të mbyllura. Nëna i ka bërë apel gjyshërve t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme.

Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo thotë se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës së fundit ata nuk e kthyen më te e ëma.

Ile Gjuni la deklaruar për mediat se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë.

Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.

Në polici, gjyshi i nipit është shprehur se nuk do të tregojë se ku ndodhet nipi, sepse ka frikë se nuk e shohin më, duke parë se ish-nusja i ka paralajmëruar se do të vijojë jetën e saj jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë