Gazeta Si – Në pamjet e publikuara nga vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihen dy personat që hedhin nga ballkoni mobiljet e vjetra.
Pas kallëzimit të banorëve të pallatit për prishje të qetësisë publike dhe ndotje të mjedisit, policia i ka arrestuar dy autorët.
Ata i fluturojnë objektet nga lartësia, të cilat duket se bien mbi një pirg me mobilie të vjetra të shkatërruara.
“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP! Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”, ka thënë Balla në reagimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.