Partia Demokratike zyrtare ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Në shkresë thuhet se Nikolla ka shpërdoruar detyrën e kryetares së Parlamentit.
Kallëzimi bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar, ndër ta edhe Berishën, porse ky i fundit serish nuk u bë pjesë, pasi vendimi i përket kësaj legjisdlature.
“Ka cenuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, duke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punës ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetor-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj.
Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.