Kosova

Vuçiç diskuton me Lajçak për Kosovën: S’ka kompromis për mbrojtjen e interesave të Serbisë

Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë zhvilloi një bisedë të hapur për Kosovën me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç shkruan se përsëriti se Serbia më këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të ruajtjes së stabilitetit.

Ai ka theksuar se Serbia nuk bën kompromis kur vjen fjala për sigurinë e popullit të saj dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Si partneri ynë afatgjatë, Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj. Ne nuk kemi atdhe tjetër, as nuk mund të shkojmë ndryshe”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Ata kanë diskutuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë