Nga Gazeta Si- Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës, në një kompani në Tiranë.
Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy palete të cilat kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B. Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.