Ka ndodhur

Tentuan të korruptojnë policin për të mos u gjobitur, arrestohen dy shoferë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë për të mos u ndëshkuar me gjobë për shkeljet rrugore.

Në pranga ka rënë A.Sh., 33 vjeç i cili u ndalua për shpjetësi tej normave të lejuara dhe më pas rezultoi se kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak” si dhe A.T., 24 vjeç po ashtu për tejkalim shpejtësie.

Të dy të arrestuarit, të kapur në shkelje tentuan të korruptojnë efektivët me shuma ‘2 mijë’ dhe ‘1 mijë’ lekë të reja.

“Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të policisë”,- dëgjohet teksa thotë një prej efektivëve që kishte ndaluar njërin prej shoferëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë