Gazeta Si – “Liberty Media” ka zyrtarizuar programin e vitit të ardhshëm, duke propozuar një modifikim të Çmimeve të Mëdha të Bahrejnit dhe Arabisë Saudite.
Pa shijuar ende startin e këtij Botërori, Formula 1 sheh drejt së ardhmes dhe zbardh kalendarin e sezonit të ri. “Liberty Media” ka publikuar kalendarin e sezonit 2025, që nuk sjell të reja të veçanta, përveç faktit që fillon në Australi, më 16 mars.
Kjo bën që të spostohen garat e Bahrejnit dhe Arabisë Saudite, që do të zhvillohen në gjysmën e dytë të prillit për të evituar periudhën e Ramazanit, që kishte detyruar organizatorët të garonin të shtunën.
Para transferimit në Europë do të ketë një kalim në SHBA, me garën e Majemit, për të vazhduar pastaj me garën e Imolas në Itali.
Pavarësisht modifikimeve, do të zhvillohet rregullisht edhe pauza verore në gusht, pas garës së Hungarisë dhe para asaj të Holandës.
🥁 Presenting... the 2025 FIA Formula One World Championship calendar!#F1 pic.twitter.com/qrBB52ncRd
— Formula 1 (@F1) April 12, 2024
Kalon pas garës së Italisë gara e Azerbajxhanit. Botërori mbyllet me Çmimin e Madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.