Gazeta Si – Një person i maskuar dhe me një pistoletë lodër, ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.1, pranë shëtitores “Taulantia”.
Mësohet se autori, i armatosur dhe me kapuç, ju drejtua pikës së këmbimit valutor duke hyrë në pjesën ku qëndrojnë klientët, por punonjësit kanë vënë re që ishte i armatosur dhe kanë bllokuar derën elektronike që të çon në ambientin ku ndodhet arka.






Pasi dera nuk u hap, autori është larguar me shpejtësi. Policia administroi pamjet filmike nga subjekti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e te riut me armë, e cila sipas tyre mund të jetë lodër.
“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




