Gazeta Si- Një 40-vjeçar me iniciale S.B., banues në Vorë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pësoi teksa punonte në një fabrikë tullash në Maminas, Durrës. Policia thotë se ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:40.
Për rrjedhojë nën hetim është vënë një 59-vjeçar me iniciale E.S., banues në Vorë, përgjegjës i turnit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




