Kosova

Takim me Kurtin, Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

Kështu vlerësoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili njofton për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10-vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë