Ka ndodhur

Tritol në automjetin e 34-vjeçarit në Kurbin, i afërmi i tij dyshohet si autor i ngjarjes

Gazeta Si – Një sasi tritoli në automjetin e një 34-vjeçari në Malbardhë të Kurbinit mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 04:00, ka vënë në lëvizje policinë dhe ekspertët xhenierë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, lënda plasëse, e cila për fat të mirë nuk shpërtheu dyshohet se është vendosur nga i afërmi i 34-vjeçarit.

Autori i dyshuar me iniciale A.L., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse për të kanosur të afërmin për shkak të konflikteve të mëparshme me të.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast.

“Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë