Gazeta Si - Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 93 vite burg per 10 personat e dyshuar si pjesë e trafikut të kokainës të arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit në shtator të vitit 2022.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të akuzuarit përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.
Ata akuzohen për oganizimin dhe trafikimin e 485.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e përzier me “plehun organik” artificial.
Laboratori ku do të bëhej ndarja e kokainës nga “plehu organik” ishte ndërtuar në Frakull të Fierit në banesën e Viktor Çervanakut, për të cilin SPAK ka kërkuar 10 vite e 8 muaj burg.
Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.
Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.
Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Tiranë, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia.
Në atë kohë, SPAK në bashkëpunim me agjensitë e huaja ligjzbatuese kanë pasur dijeni për ngarkesën e kokainës dhe kanë bërë dorëzimin e kontolluar të saj deri sa kanë ndërhyrë në banesën e Çervanakut.
Ndërkohë të dyshuarit kanë qenë nën përgjim dhe nën vëzhgim nga autoritetet. Porosia e ngarkesës nga Kolumbia ishtë bërë nga kompania që drejtohej nga Zenel Çervanaku.
Në atë kohë, në Shqipëri tonë hyri edhe një shetas i huaj, i cili do të bënte ndarjen e lëndës narkotike nga plehu dhe do të nxirrte kokainën e pastër. Por ai mundi t’u shpëtojë prangave të policisë dhe vazhdon që të jetë në kërkim.
SPAK akuzon për krijim, organizim dhe drejtues të grupit kriminal shtetasit, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku. Ndaj tyre rëndojnë disa akuza. Ndërsa Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe Samir Rosales Rodriguez (shtetas kolumbian).
Ndërkohë, për Kid Koshenën i dyshuar për armëmbajtje pa leje, SPAK ka kërkuar nga gjykata pushim të hetimeve pasi sipas organit të akuzës nuk janë gjetur prova kundër tij.
PRETENCA E SPAK PËR TË AKUZUARIT:
Viktor Çervanaku – 10 vite e 8 muaj burg
Klajdi Kodra (Vrioni) – 12 vite burg
Bledar Matoshi – 8.4 vite burg
Denison Çervanaku – 8 vite burg
Nikolin Gjolena – 12 vite burg
Redion Meshi – 10 vite burg
Zenel Çervanaku – 10 vite burg
Enxhi Ferhati – 8 vite burg
Marildo Rona – 8 vite burg
Julian Malaj – 2 vite burg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.