Kosova

Sveçla publikon pamjet e makinës në Leposaviç që iu vendos eksploziv, akuzon Serbinë për terrorizëm

Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të një makine në Leposaviç nën të cilën ishte vendosur sot një mjet i pashpërthyer.

Këtë akt, Sveçla e ka cilësuar si tendencë të Serbisë për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë. Ai pohon se “kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”.

Sveçla deklaron se “zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm”, shkruan Sveçla.

Policia e Kosga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë