Gazeta Si – Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në “arrest shtëpie” ish-kryeministrin Sali Berisha, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO, nën hetim për korrupsion për aferën e klubit sportiv “Partizani”
Kështu, kryedemokrati do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie. “Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Të hënën, gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për privatizimin e ish kompleksit Partizani.
Kjo është e disata herë që gjykata e posaçme hedh poshtë kërkesën e ish kryeministrit dhe dhëndrit të tij. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Berisha është me masë sigurie arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




