Ka ndodhur

Gjendet në Thumanë makina ‘Range’ e vjedhur një ditë më parë në Durrës

Gazeta Si- Teksa një ditë më parë u denoncua i vjedhur, policia ka gjetur këtë të martë automjetin luksoz të një qytetari, i cili ishte parkuar afër portit të Durrësit.

Mësohet se policia ka gjetur mjetin tip “Range Rover” në zonën e Fushë-Krujës, pranë shkollës në Thumanë.

Automjeti u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit bregdetar, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë