Ka ndodhur

Në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 28-vjeçari në Xibrakë

Gazeta Si – Një 28-vjeçar, me iniciale O.K., i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar të riun me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë