Ka ndodhur

Ishte zhdukur para 4 muajsh, gjendet i dekompozuar trupi i 46-vjeçarit në Pogradec

Gazeta Si – Një 46-vjeçar me iniciale D.H. është gjetur i pajetë rreth orës 07:45 të mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Kalivaç të Pogradecit. Policia njofton se trupi i pajetë i 46-vjeçarit është gjetur i dekompozuar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ishte larguar nga banesa e tij para 4 muajsh, ndërsa referuar deklarimeve të familjarëve, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë