Njerez

Krimet kibernetike në Shqipëri u shtuan gjatë 2023. 90% e të proceduarve janë meshkuj

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë 2023-shit, në Shqipëri, u proceduan penalisht 287 vetë, për hapje të profileve false në rrjetet sociale kryesisht të vajzave, vjedhje të të dhënave të bizneseve dhe përpjekje për ndërhyrje në sisteme kompjuterike të institucioneve.

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë se procedimet penale për kibernetike gjatë 2023-shit u shtuan me gati 24 për qind krahasuar me 2022-shin, ndërsa në raport me 2019-n rezultojnë 3-fish më të larta.

Procedimet penale për veprën “Krime kibernetike:” gjatë vitit të shkuar ishin sa 1.29% e totalit nga 0.99% në 2022-shin. Të dhënat tregojnë se procedimet për këtë vepër penale për 100 mijë banor banorë ishin në masën 11.3 nga 9.13 gjatë 2022-shit.

Pjesa më e madhe, 68% e procedimeve penale për krime kibernetike vitin e shkuar ishin në Tiranë. Lista pasohet nga Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Fier.

Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme tregojnë se gati 90% e të proceduarve për krime kibernetike vitin e shkuar janë meshkuj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë