Njerez

Në ekuilibër, me sy mbyllur, mbi një cilindër: Dy vëllezërit shqiptarë vendosin Rekord Guinness

Nga Gazeta Si – Dy vëllezërit shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur, në një cilindër.

Në faqen zyrtare të Rekordeve Guinness shkruhet se vëllezërit kanë regjistruar rekordin prej 61,95 sekonda, ndaj janë certifikuar nga “Guinness World Records”.

Ato e kanë realizuar numrin e akrobacisë në mes të New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në syrin e qindra njerëzve me datë 3 mars, duke arritur kështu që të futen në librin Guinness.

Numri me të cilin ata kanë vendosur një rekord të ri në librin Guinnes ishte një lojë akrobacie mbi një cilindër dhe me sy të mbyllura.

“Sfidë e vështirë por të vendosur për ta përballuar. Jemi të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy mbyllur në një cilindër”, kanë shkruar në rrjetin social Instagram, duke publikuar edhe videon e ekzekutimit të numrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë