Politike

PS mungon, mbledhja e komisionit hetimor për shëndetësinë dështon për herë të tretë

Mbledhja e tretë e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka dështuar. Anëtarët e Partisë Socialiste nuk u paraqitën në mbledhjen ku ishte parashikuar që të miratohej kërkesa për informacione, pasi sipas tyre nuk kishte vendimmarrje për mbledhjen e radhës.

Kryetarja Albana Vokshi tha se PS-ja po bën përpjekje për të bllokuar punën e komisionit për dy koncesionet, sterilizimin dhe check up-in.

“Po tentojnë të pengojë punën, në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur hile, pretekste të paqena”, tha Vokshi.

"Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespektim të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimmarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimmarrje apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja”, reagoi nënkryetari i komisionit, Plarent  Ndreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë