Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi kryetares së Kuvendit që të respektojë edhe vendimin e gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
“Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga Janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese”, tha Bardhi.
“Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë cështje për të vijuar procedurën”, iu përgjigj Nikolla.
“Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni”, replikoi Bardhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.