Gazeta Si – Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të dyfishtë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.
Raportohet se një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy makina, mes tyre dy fëmijë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




