Ka ndodhur

Vinin baste sportive përmes celularëve, 4 të arrestuar në Tiranë

Gazeta Si – Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve në lokal.

Policia tha se të arrestuarit janë të moshave 29, 31, 32 dhe 35 vjeç. Ata u konstatuan në një lokal në Vaqarr, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë