Politike

A do të kandidojë për Bashkinë e Himarës? Vangjel Tavo le të hapur sfidën: Tani jam prefekt  

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për të drejtuar bashkinë.

“...Unë si prefekt në bashkëpunim me kryetaren e sapo caktuar dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës do të fillojmë që nga dita e martë që të përfundojmë të gjithë procesin e pajisjes së qytetarëve të kësaj bashkie me dokumentin hipotekor. Jemi në çelje të sezonit turistik që pritet të ketë fluks të shtuar vizitorësh në Himarë dhe kjo na obligon, ne pushtetin vendor dhe mua si prefekt për të pritur këtë fluks të shtuar turistësh, për të rritur ekonominë e çdo familje himarjote dhe për të shtuar të ardhurat në buxhetin e bashkisë që do të investohen në shërbim të komunitetit. Motivi im është bashkim, bashkëpunim dhe punë. Kështu do të vazhdoj siç kam bërë që nga dita e parë që kam nisur punën në prefekturën e Vlorës.”

I pyetur nëse do të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste nëse do të mbahen  zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Himarës, Tavo e la të hapur.

“Sot jam prefekt i caktuar i qarkut të Vlorës dhe flas në cilësinë e prefektit. Kemi shumë punë përpara për të bërë. Kemi absolutisht angazhim që kemi marrë për komunitetin e Himarës. Ky është shqetësimi ynë primar sot dhe nuk ka të bëjë fare me kandidimin ose jo timin ose të çdo figure tjetër në Himarë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë