Politike

Klevis Balliu: Zjarri tek urgjenca, maja e ajsbergut të vjedhjeve në QSUT

Klevis Ballii tha nga selia e PD-së se zjarri që dogji Urgjencën e QSUT para disa javësh është vetëm maja e ajsbergut.

“Dorëheqja apo shkarkimi i Albana Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi, më të fundit prej tyre djegien e Urgjencës së qendrës më të madhe spitalore në vend është vetëm alibi. Drejtorët klepto-shëtitës të Rilindjes, si Fico me shoqe e shokë, janë jo vetëm të korruptuar por edhe pasqyrë e faktit se në qeverinë e Ramës duhet të kesh mbiemrin dhe lidhjet e duhura.

Albana Fico, që i nxori tymin e zi QSUT, është motra e Delina Ficos së East Ëest Management, një filial i Fondacionit Soros të Alexit të Edit. Ajo është kunata e Bledi Çuçit, ish ministrit tashmë kryetar i grupit parlamentar të PS pasi ka qenë më parë, kunata e Edi Ramës.

Jemi pra, në një regjim kunatash e thjeshtrash.

Çdo dorëheqje apo shkarkim, në traditën e Edi Ramës, është parapërgatitje për SPAK-un, por jo në rastin e Ficos së familjes. Ajo do të qarkullojë sa të bëhen vjedhje të reja në QSUT, për të mbuluar të vjetrat e saj. Më pas do të emërohet në një ndonjë drejtori tjetër”, tha Balliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë