Politike

Çuçi pret raporteren për Shqipërinë: Platformë dialogu me opozitën për ligjet me shumicë të cilësuar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, priti  në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.

Gjatë takimit, Çuçi vlerësoi rikthimin e opozitës ne normalitet.

 “Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, tha Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë