Politike

Bardhi i kërkoi që të çojë mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, Nikolla kalon topin: S’e kam unë në dorë

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për mandatin e Olta Xhaçkës.

Nikolla shprehet në letrën e saj se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit. Po ashtu, Nikolla shprehet se çështja nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve.

"Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ka marrë në shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, datë 23.1.2023, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhaçka. Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes. Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve", shkruan Nikolla.

Bardhi i kërkoi Nikollës që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës. Gjykata Kushtetuese urdhëroi rreth 1 vit më parë që Kuvendi t’i dërgojë mandatin e Xhaçkës që pikërisht kushtetuesja të vendoste nëse ka konflikt interesi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë